foto ilustruese
Advertisements
Pas situatës së trazuar të krijuar në Jarinjë, Serbia ka dërguar helikopterë pranë kufirit për monitorimin e situatës atje.
Nuk dihet ende nëse ata janë helikopterë civil apo helikoptërë të Forcave të Ar matosura Serbe.
Advertisements
Më herët, edhe në kodrat në afërsi janë parë forca serbe duke vëzhguar situatën nga afër.
Ky monitorim vjen fill pas publikimit të një videoje, ku dallohen qartë makinat e ushtrisë serbe që I afrohen kufirit me Kosovën.
Patrullime të herëpashershme në territor të Kosovës po kryen edhe KFOR-i me helikopter. Në pikat kufitare me Serbinë, janë vendosur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës, që po mbikëqyrin situatën.
Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë, serbët lokal në veri të Kosovës kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Rruga për në pikën kufitare të Jarinjës vazhdon të jetë e mbyllur edhe në ditën e katërt të protestës së serbëve lokalë.
Aty po protestohet pas masës së reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia, të vendosur nga Qeveria e Kosovës, raporton KOHA.
Sipas policëve të Njësisë Speciale të Kosovës, dy vetura të xhandarmërisë së Serbisë janë vërejtur duke patrulluar në distancë të afërt ajrore me Policinë e Kosovës, por në anën e territorit serb./albeu.c
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!