Samiti i Bled, Rama i braktisur nga të gjithë, Kurti i ‘rrethuar’ (Foto)

Për dy ditë në Bled të Sllovenisë, u organizua një samit me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Advertisements

Në këtë takim, ishin të pranishëm dhe Albin Kurti dhe Edi Rama.

Në një foto të shpërndarë në rrjet, duket kontrasti mes tyre.

Advertisements

Ndërsa Rama është i ulur vetëm në një tavolinë, e kundërta ndodh me Kurtin.

Ai është i shoqëruar nga disa prej pjesëmarrësve në këtë samit.

Një reagim për këtë takim, ka ardhur edhe nga Arbër Zaimi, aktivist:

Nga mesazhi i kryeministrit të Kosovës në Forumin Strategjik të Bledit, kuptojmë se ai kërkon partneritetin ndërkombëtar në betejën vendase kundër oligarkëve, autokratëve dhe kriminelëve të luftës.

Nga mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë në të njëjtin forum kuptojmë se ai qorton partnerët ndërkombëtarë se pse nuk e integrojnë Ballkanin kështu siç është, me ekonomi të kapur nga oligarkët, shtete të kapura nga autokratët, dhe kriminelë të padënuar.

Mesazhi i Kurtit për Evropën: Bashkëpunoni me ne, në luftën tonë për ndryshimin e vetes.

Mesazhi i Ramës për Evropën: Jeni të dështuar nëse nuk na pranoni kështu siç jemi, sepse ne nuk ndryshojmë.

Edhe një herë, më vjen keq që nuk janë në një linjë dy kryeministrat shqiptarë…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjekja po jepte intervistë, infermierja serbe harron kamerën dhe fillon e zhvishet (Video)
Artikulli tjetërRebelët e vetëm kundër talebanëve, kush është djali i “luanit” që po udhëheq rezistencën?