Si u qëllua Sabrina Bengaj pas shpine nga ish-bashkëshorti, doli jashtë për të shmangur tragjedinë, por 31-vjeçari zbrazi karikatorin… Mori 7 plumba

Sabrina Bengaj është qëlluar me 7 plumba pas shpine nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj.

Advertisements

31-vjeçari hyri me kallashnikov brenda ambienteve të banesës së saj, në momentin kur në shtëpi nuk ndodhej asnjë burrë, dhe u drejtoi armën grave të kësaj familje, madje edhe kunatës shtatzënë të Sabrina Begajt, e cila solli sot në jetë fëmijën.

Advertisements

Për të shmangur një tragjedi, 23-vjeçarja i kërkoi ish-bashkëshortit që të të mos merrej me familjaret e saj pasi ishte një çështje midis tyre.

Pasi i kërkoi Elton Metaj të flisnin jashtë, është nisur drejt oborrit, por ky i fundit e ka qëlluar me kallashnikov mbas shpine duke i marrë jetën.

“News 24” raporton se viktima mori 7 plumba, ndërsa autori zbrazi të gjithë karikatorin duke qëlluar në ajër, e më pas u largua.

Ndërsa shenjat e plumbave janë ende të dukshme në korridorin e banesës, edhe tre ditë pas ngjarjes tragjike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E pamë dhe b*thën! As brinjë nuk keni ju!”/ Ndjekësit “kryqëzojnë” keq këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezajn në videot e fundit me Ardian Bujupin(VIDEO)
Artikulli tjetër‘Ku ta dija unë i gjori që…’, Flamur Noka nuk i ndal sulmet ndaj Bashës