Rudina dhe Marku kanë vendosur një kusht për të ftuarit në dasmë, ja për çfarë bëhet fjalë

Rudina Dembacajn shumë shpejt do e shohim nuse me fustan të bardhë. Artistja dhe Mark Frroku do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 1 Tetor dhe kanë shpërndarë ftesat e dasmës.

Advertisements

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën

Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00.

Advertisements

Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesë.

Por një detaj tjetër është edhe kushti që Rudina e Marku kanë vendosur për të ftuarit, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose të tregojnë në hyrje test negativ Covid-19.

“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje çertifikatën e vaksinimit ose test negativ Covid-19 të 48 orëve të fundit”, shkruhet në ftesë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRikthehet pas kaq vitesh Qetsori dhe ka një këshillë banorëve që do hyjnë në BB VIP
Artikulli tjetërKujdes nga trafiku! Sot “Dita pa Makinë” në Tiranë, këto janë rrugët që do bllokohen