Reagon sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Duhen ulur tensionet mes palëve, ne do sigurojmë që…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar sërish për situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit për targat me Serbinë.

Advertisements

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka biseduar me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti ku i ka kërkuar që të ulin tensionet mes dy vendeve.

“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me nevojën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i misionit të NATO-s, KFOR-it mbetet që të sigurohet që të ketë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

Advertisements

Për 7 ditë me rradhë, dy rrugët në Kosovë që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar për shkak të kundërshtimeve të serbëve lidhur me masën e reciprocitetit për targat.

Për këtë situatë të krijuar, kanë reaguar dhe SHBA ku i bëjnë thirrje të dyja palëve për të ulur tensionet dhe për t’iu kthyer dialogut.

Nga ana e tyre, liderët kosovarë qëndrojnë në mendimin se nuk kanë shkelur asnjë rregull. Që prej 20 shtatorit, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të largojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSherr me thika në një pikë karburanti në Zvicër, vdes 20-vjeçari shqiptar, disa të plagosur
Artikulli tjetërNë mes të tensioneve me Serbinë, Rama viziton nesër Kosovën, zbardhet axhenda