Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me studentët e Univeristet të Prishtinës është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se si u fut në politikë.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij Rama pohoi se kurrë nuk e kishte menduar se do të vishte ndonjëherë kostum.
Rama tha gjithashtu se nuk do të ishte marrë me politikë nëse do të kishte lindur në një vend europian, apo nëse nuk do të ishin kushtet në Shqipëri.
Advertisements
“Ju dhe njerëzit mendojnë se politikanët thonë atë që nuk mendojnë dhe bëjnë ate që nuk mendojnë dhe bëjnë atë që nuk besojnë, kjo kot s’ka dalë se na ata ka plot.
Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Franca, Angli apo Gjermani, as sdo të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshi pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në veshë.
Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti. Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë. Shumë vite më parë, pa menduar se do të merresha me këtë punë, dhe rrodhën gjërat, ashtu si thotë shprehja; jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë jemi duke bërë plane të tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj. Dhe nëse se besoj, s’kam kapacitet që ta ndjek.”, pohoi kryeministri./Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!