Fadil Nikaj, 30 vjeç ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri një vajzë 20 vjeçe në Vlorë. Atij Policia me vete i gjeti armën dhe një granatë dorë.
Advertisements
Fadil Nikaj ka dhënë dhënë deklaratën në Polici, ku është shprehur se nuk donte ta qëllonte vajzën, por vetëm ta trembte.
“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” është shprehur 30-vjeçari, teksa ishte në gjendje të rëndë psikologjike.
Advertisements
Kujtojmë që djali ka qenë i ulur në një kafe në zonën e Poliklinikës dhe më pas atij i është bashkuar në tavolinë dhe një vajzë e re. Pas disa momentesh, të dy kanë nisur të debatojnë dhe djali ka tërhequr zvarrë të renë përpara lokalit. Djali nuk e pranonte dot se vazja donte që të ndahej nga ai.
Madje, ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 20 vjeçares dhe më pas është larguar. Në largim e sipër, djali ka hedhur drejt lokalit dhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plasur. E reja ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!