Punimet në Unazën e Re, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë duhet të bëjnë drejtuesit e mjeteve

foto ilustruese

Advertisements

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se hapet aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta për qarkullimin e mjeteve.

Në njoftimin e ARRSH thuhet se duke filluar nga data 26 Shtator, automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur rrethin provizor.

Advertisements

NJOFTIM I ARRSH PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’më lanë të hyja në Itali se s’kisha lekë”/ Elhaida Dani flet për “pullën e zezë” në aeroport para ‘The Voice of Italy’
Artikulli tjetërE fundit/ Serbia pranon nga Kosova transportimin e tre serbëve të vdekur!