Mjeku i spitalit Infektiv Tritan Kalo në një postim në rrjetet sociale ka hedhur dyshime në lidhje me kolegë të tij, që përshkruajnë në receta ilaçe që sipas tij kanë rezultuar të paefektshme kundër Covid 19.
Advertisements
Kalo përmend në këtë pikë ilaçet antiviral si Remdesivir, Favira, Truvada, Tamiflu, që sipas mjekut kanë rezultuar të padobishëm në luftën ndaj Covid, e megjithatë ende përdorën për trajtimin e qindra pacientëve.
Postimi i plotë i Kalos:
Advertisements
Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Truvada,, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….
Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“ Prima non noçere” – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati)…..Together forever!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!