Prishet marrëveshja e 4 shtatorit, Serbia nis fushatën kundër njohjes së Kosovës

Tensionet në veri të Kosovës dhe përfundimi i moratoriumit të marrëveshjes së 4 shtatorit kanë bërë që Serbia të nisë sërish fushatën kundër njohjes së saj.

Advertisements

Si veprimi i parë pas përfundimit të këtij moratoriumi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovicc, në një takim me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Ramon Plasencia Gonzalez, ka falenderuar shtetin e Venezuelës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe ka falënderuar Venezuelën për përkrahjen e vazhdueshme të çështjes me interesin më të madh për Serbinë, që është pozicioni i qartë i mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Advertisements

Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkruan disa zotime. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e fushatës së çnjohjeve së shtetësisë së Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlarmon gjeologu/ Shi acid dhe gaz toksik në të gjithë Europën, katastrofa do vijë kur llava të prekë detin
Artikulli tjetërProfil i plotë i Fabio Dushkut/ Nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur të përjetshëm