Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi sot është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Advertisements
Ndërkohë një grup i priftërinjve serbë është dëgjuar duke kënduar sot në Manastirin e Cetinës “Kur ushtria të kthehet në Kosove”.
Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.
Advertisements
Ndërkohë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është parë të koordinojë eventin në takime me priftërinjtë.
Gjatë ditës së djeshme dhe sot mijëra malazezë kanë protestuar në Cetinje duke u përballur edhe me forcat e policisë që i ndanin nga manastiri ortodoks.
Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.
“Kjo nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi” ishin disa nga parullat më të shpeshta në protestat e djeshme, që dëshmojnë një konflikt gjithmonë e më të hapur midis kishës serbe, që përfshin pjesën më të madhe të malazezëve por që shihet ende si një “dorë” e Beogradit në vendin që zgjodhi të ndahet nga Serbia në 2006.
Ovo se pjevalo u Cetinjskom Manastiru kroz vjekove ??
Ok ok pic.twitter.com/kgrUWUaJXN
— DIDI (@didileja) September 5, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!