Është shuar plotësisht zjarri në zonat e Panajasë dhe Bestrovës në Vlorë.
Advertisements
Në Panaja sipërfaqja e djegur e tokave shkon në 1 hektar, teksa nuk ka dëme në stane apo banesa.
Në Bestrovë mendohet të jenë djegur rreth 200 hektar me ullishte, pemtari të zonës dhe shkurre.
Advertisements
Në Bestrovë fatmirësisht nuk ka dëme në banesa me përjashtim të një muri rrethues që është dëmtuar nga zjarret.
Nga ky zjarr janë djegur shumë gjallesa që jetonin në zonën me bimë. Në pamjet e siguruar nga ABC shihen disa breshka të cilat nuk kanë mundur të shpëtojnë nga zjarrin. /abcnews.al/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!