Kuvendi i Shqipërisë këtë të premte ka nisur seancën e parë plenare me deputete e zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit.
Advertisements
Pjesë e Kuvendit sot kanë qenë 136 deputetë pasi kujtojmë se katër prej tyre kanë zgjedhur që të lënë mandatin e fituar. Ndërkohë një ditë më parë zhvillime të reja politike janë regjistruar në partinë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi liderin historik të saj Sali Berisha.
Gazetarja Esiona Konomi ka dhënë detaje në lidhje me mandatin e deputetit të fituar nga Berisha, ku thekson se është në dorën e tij që të zgjedhë se cilit grup parlamentar i përket.
Advertisements
Ndër të tjera ajo thekson se rregullorja e Kuvendin nuk i jep të drejtë kryetarit të partisë që të përjashtojë një deputet, nëse kjo ndodh gjithmonë gjendet një kompromis.
Ndërkohë sa i përket Berishës, ai do të plotësojë një formular dhe do të shihet se me kë grup parlamentar do të bashkohet ose nëse do të qëndrojë deputet i pavarur./abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!