Policia i mbyll lokalin deputetes shqiptare, nuk i respektoi masat anti-Covid!

foto ilustruese

Advertisements

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin kanë filluar të mbyllin të gjitha lokalet të cilët nuk respektojnë masat anti-Covid, të vendosura nga qeveria për të parandaluar pandeminë.

Madje ata nuk kanë kursyer as deputeten e Vetëvendosjes, Adriana Matoshin. Për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, lokali i deputetes së VV i është vënë dryni.

Advertisements

Kanë qenë mediat kosovare ato të cilat kanë arritur të sigurojnë pamje nga letra e vendosur në derën e këtij lokali, ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”.

Këto masa drastike janë marrë pas rritjes së numrit të rasteve së të infektuarëve dhe përhapjes të variantit “Delta”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE TRISHTE/ Ndahet nga jeta aktori i shumëpëlqyer i shqiptarëve
Artikulli tjetërÇantën plot me euro të padeklaruara, 57-vjeçari në Kapshticë shoqërohet nga policia! Ja sa para kishte me vete