Ali Skënderi, pronari i një farmacie në Çair të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë tragjikisht nga një infarkt në zemër.
Advertisements
Mediat vendase bëjnë me dije se ai ishte lajmëruar në celular se disa persona ishin futur në farmacinë e tij dhe po e grabisnin.
Rrugës për te farmacia e tij në rrugën “Xhon Kenedi” ai ka ndërruar jetë. Skënderi ka lënë pas katër fëmijë, tre vajza dhe djalin e porsalindur.
Advertisements
Menjëherë pas denoncimit së rastit, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorit të grabitjes. /Abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!