Po bënte parashikimin e motit ‘live’, meteorologu i njohur përballet me të papriturën

Shikuesit e televizionit ‘Global NeWs’ në Toronto janë përballur me një të papritur teksa po shihnin parashikimin e motit.

Advertisements

Kjo sepse meteorologu Anthony Farnell nuk ishte i vetmi që qëndronte para ekranit për të dhënë parashikimin. Ai kishte edhe shokun e tij, qenin Storm, pranë tij.

Teksa po jepte motin, meteorologu u tha teleshikuesve se ishte qeni i tij, se ai ishte në ndërtesën ku punon dhe se kishte marrë ëmbëlsira. Pamjet u bënë menjëherë virale.

Advertisements

Përveç punës, Stormi i vogël shoqëron shpesh pronarin e tij në ngjarje të ndryshme, dhe Anthony gjithashtu ka hapur një profil në Instagram vetëm për qenin, ku poston fotot e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbuloni gjashtë shenjat më gënjeshtare të zodiakut, ja çfarë i ‘detyron’ të bëhen të tillë
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i frikshëm në Fier-Tepelenë , makinat përplasen me kamionin (FOTO)