Në mbledhjen e dytë të qeverisë maxhoranca ka përgatitur një draft për ta paraqitur në Parlament mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
Advertisements
Sipas projekt-ligjit që pritet të miratohet, do të duhet të deklarojnë pasurinë e tyre jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe familjarët e tyre.
Në ligjin aktual të kontrollit të pasurisë, duhet të deklarojnë pasurinë e tyre funksionarët e rëndësishëm të vendit, deri në tre vite pas lënies së detyrës.
Advertisements
Me ndryshimet që i bëhen ligjit është zgjeruar kategoria e personave që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhurat dhe pasuritë e tyre, duke zgjeruar detyrimin edhe për familjarët e zyrtarëve. Bëhet fjalë për bashkëshorten ose bashkëjetuesen, persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale pune ose biznesi të zyrtarit.
Ndryshimet e propozuara në ligj vijnë në një kohë kur SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur punën me shumë dosje që lidhen kryesisht me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimit të parave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!