Pas krisjes së madhe mes tyre, Berisha “i rrëmben” Lulzim Bashës 6 deputetë

Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvillon të mërkurën takimin e 4-rt në pothuajse dy javë me anëtarët e Partisë Demokratike, në kuadrin e asaj që e ka pagëzuar me emrin “Foltorja”.

Advertisements

Pasditen e së mërkurës, Berisha do të jetë në Durrës, atje ku kreu i degës, Ferdinad Xhaferri është shprehur në mbështetje të vendimit të kreut demokrat, Lulzim Basha, por nënkryetari i degës së kësaj partie, ka shprehur mbështetje për lëvizjen e nisur nga ish-Kryeministri.

Në dy javët e takimeve, Berisha ka pasur në krah 6 deputetë, të cilët duket se po mbështesin “Foltoret” me prezencën e tyre.

Advertisements

Në Fier, në krah të Berishës, ishte Luan Baçi, deputet dhe kryetar i degës së PD, në Vlorë, ishte Bujar Leskaj, si drejtues politik i kësaj partie për qarkun në fjalë, por edhe kreu i degës genc Deromenaj.

Në Tiranë, takimi i Berishës u mbështet hapur nga Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Isuf Çelaj. Ndërkohë në Durrës, në krah të ish-Kryeministrit pritet të jetë Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar, por edhe drejtuesi politik i PD për këtë qark.

Nuk dihet nëse nga lista e deputetëve të PD në Durrës do të ketë të tjerë emra që mund t´i bashkohen ish-Kryeministrit në takimet me anëtarësinë, ndërsa disa prej ish-drejtuesve të kësaj partie, që u larguan nga Lulzim Basha në 8 vitet e drejtimit të partisë më të madhe opozitare, janë shprehur pro një lëvizjeje të tillë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa si tërmeti shkundi ishullin e Kretës në Greqi (Video)
Artikulli tjetër“Kisha vath në vesh”, Rama: S’do isha marrë me politikë sikur…