Paralajmërimi i fortë i Ramës për ministrat: S’ka më fluturime bussiness clas, gratë e ministrave jo më në sallën VIP

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi secilin nga ministrat që të mos shkelë Kodin Etik. Kryeministri kërkoi që të mos udhëtojnë me “bussiness class”.

Advertisements

“Parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Krahasuar me qeveritë e mëparshme kur anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shulleheshin në plazhet e botës. Duhet përcaktuar që bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP të Aeroportit.

E njëjta gjë vlen me veturat. Ndalimi i përdorimit të makinës së ministrit për familjarët. Ndërsa ndalimi i shkuarjes në restorant dhe kafene për ditët e punës, për fat të keq nuk është zbatuar. Desha ta them publikisht sot, se qeveria ka një Kod Etik, prandaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë ministri duhet të kërkojë ndjesë, ndërsa në rastin e dytë duhet të largohet”, tha Rama.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU gjet i gjallë por tani vazhdojnë problemet për biznesmenin italian, ja si inskenoi ngjarjen e djegus në Pukë
Artikulli tjetërMe dorën mbi Kushtetutë, Edi Rama betohet si kryeministër para Presidentit Ilir Meta! (Pamje)