Pamje apokaliptike, tornado godet ishullin italian, dy humbje jete dhe 9 të lënduar

Një stuhi ere e fuqishme ka goditur një ishull të Pantelleria në Itali, duke lënë pas një situatë katastrofike.Sipas informacioneve nga mediat e vendit fqinj, stuhia ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Advertisements

Po sipas burimeve atje, dëmet materiale janë të pallogaritshme, ku mjaft objekte dhe makina janë shkatërruar. Stuhia ka ndodhur në mënyrë të papritur rreth orës 18 të datës 10 shtator, në zonën mes Campobello dhe Cala Cinque Denti.

Situatë katastrofike/ Pamje apokaliptike, tornado godet ishullin italian,

Advertisements

Tromba e ajrit ka qenë aq e fuqishme sa ka shkaktuar dy viktima, që ishin në bondin e makinave të tyre dhe janë nxjerrë jashtë nga forca e madhe e stuhisë. Bëhet fjalë për një punonjës zjarrfikës 47 vjeç dhe një pensionist 86 vjeçar. Kryebashkiaku e shpalli të shtunën ditë zie.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Bie në kontakt me rrymën elektrike duke punuar në një lokal, humb jetën 27-vjeçari në Tiranë
Artikulli tjetërSituatë shqetësuese në Greqi/ Pas 3 tërmeteve në Tebë, lëkundet ishulli grek, ja epiqendra