Është 73 vjeç, por nuk ka dalë në pension, që prej moshës 17 vjeç punon si orëndreqëse. Liljana Gjergji hap çdo ditë dyqani rreth orës 9.
Advertisements
Është e vetmja orëndreqëse profesioniste grua në Vlorë dhe është mirë me shëndet.
“Paradite punoj nja 4 orë, pasdite punoj prapë 3 orë. 7 orë në ditë vij në punë. Sytë i kam të fortë, bëj orë mekanike. Kjo është gjermane e 1964 e pastrova dhe riparova. Është orë e vjetër shumë. Bëra kurs dy vjet dhe pastaj hodha kategorinë, mora të parën, pas 4 vjetësh mora kategorinë e dytë. Kam vazhduar njëherë në 4 vjet merrja kategoritë, deri në vitin 1991 që kaluam privat. Kam vazhduar dhe nuk e kam lënë punën asnjëherë”, ka thënë ajo.
Advertisements
Mjetet e vjetra të punës i ka mirëmbajtur dhe pak besim ka tek ato që prodhohen në kohët e sotme.
“Të asaj kohe janë që nga lentja, dhe çelsi që hapa shagaji, që kur ishim të lidhur me kinën, kalibri i Korçës. Këto janë të gjitha veglat e para, të rralla janë ato vegla që kam marrë tani”, shprehet orëndreqësja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!