Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku është pyetur nëse ajo ua imponon takimet konkurrentëve
Advertisements
Olsa e ka mohuar, duke thënë se ajo vetëm iu jep sugjerime, por nuk i detyron të dalin nga vetja.
“Sugjeroj, kurrë nuk imponoj sepse programi del i shpifur. Se më çmendët. Është e thjeshtë, nëse dikush të detyron ti s’do jesh vetja dhe s’do japësh maksimumin në takim, e nëse s’je vetja dhe s’jep maksimumin nuk i tërheq dot 1 milion e kusur shikues. Ka pasur raste që kam sugjeruar edhe për t’i dhënë një mundësi djemve që rrinë me javë në stol, vajza më ka thënë nuk mundem se nuk më pëlqen, jam tërhequr. Është logjike”, ka treguar ajo.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!