Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit para se reperi Peter Anstasopoulos, i njohur ndryshe me emrin artistik si “Mad Clip” të dilte nga rruga dhe të përpl asej fa talisht me një shtyllë, duke humbur jetën në vend.
Advertisements
Mësohet se ai kishte pasion shpejtësinë dhe pak sekonda para përpla sjes së rëndë ai shihet duke ecur me shpejtësi “skëterrë” mbi 150 km/h me mjetin luksoz tip “Porsche”.
34-vjeçari ishte duke u kthyer nga një dasmë dhe ishte pikërisht shpejtësia ajo çfarë i solli vd ekjen. Punonjësve të zjarrfikëses i janë dashur dy orë për të nxjerrë nga makina trupin e pajetë të të riut.
Advertisements
Për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit policia i ka përqendruar hetimet në tre pika: Nëse dikush u gjend papritmas para tij në korsi ndërsa reperi po lëvizte me shpejtësi dhe në përpjekje për ta shmangur, ka devijuar dhe është përpl asur me shtyllën; nëse “Porsche” pësoi defekt teknik; si dhe nëse reperi kishte konsumuar alk ol.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!