Mësuesja nga Fieri, Loreta Zeqaj ka denoncuar shërbimin në urgjencën e spitaleve që lë shumë për të dëshiruar në ndihmën që u jep pacientëve. Me anë të një postimi në rrjetin e saj ‘facebook’ mësuesja është shprehur e revoltuar lidhur me shërbimin inekzistent në urgjencën e Fierit.
Advertisements
Ajo thotë se në klinikë mungonte edhe infermieri që mbulonte zonën dhe kritikon organet shtetërore për nivelin e ulët të shërbimit në shëndetësi duke i bërë qytetarët të mendojnë edhe trajtimin privat në shtëpi. Mësuesja thotë se askush nuk i ofroi shërbimin e duhur asaj në momentin kur po ndihej keq në urgjencë dhe për këtë akuzon edhe organet shtetërore të cilat paguhen nga taksat publike dhe nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar sadopak shërbimin nëpër spitale.
Postimi i Plotë i Mësueses, Loreta Zeqaj
Advertisements
Ç’e zë njeriun e shkretë e s’e heq,-thotë populli.Ia dha malit u nda me dysh,ia dha gurit u thërrmua, ia dha njeriut i mbajti te gjitha,- thotë prapë populli.
Shkon te spitali në Ballsh, për të bërë një injeksion venoz, rri dy ore perpara urgjencës së spitalit nën ethet e temperaturës, mbështjellë me shall edhe pse zagushi e pazakontë si kjo flamë që po na sfilit, kërkon një infermiere, pret për një përgjigje dhe si përfundim merr nje mosperfillje dhe arrogancë duke nxjerrë jashtë pacientet dhe duke mos ofruar asnjë shërbim me pretendimin se nuk bëhen gjilpëra në spital. Po ku bëhen? Në spital jo, ne poliklinikë mungon infermieri që mbulon zonën. Ku? Ku?(që kuku për ju)Ora e injeksionit po kalonte, pritja vazhdonte e tallja po e po.
Tani po të drejtohem ty o SHTET me ligje te hartuara, te shkruara e te ligjeruara, por te pazbatuara ndonjehere ne dobi të këtij populli. Po te jap një goxha taksë të majme, qe paguhet ajo infermiere e ajo doktorevice “pseudohipokrate”që s’e luan “menderen” nga karrigia, se helbete sapo ka filluar karrierën goca ,hedhur këmba mbi këmbë. Po e them ne gegërishten e kulluar shkodrane se më pëlqen shumë edhe pse jam nga jugu… s’du me i pa ma ftyrën e shë mtume.Po më bën të shoh “Tire Allishverishe” që kërkojne gjysmën e rrogës sime(500 mijë lekëshe) per të ofruar shërbim privat në shtëpi, por nuk mundem t’ia jap sepse më duhet te mbijetoj nga gjithë ajo katastrofë financiare që na shk aktoi Co vidi, ose më mirë me thënë nuk kam dëshirë t’ia jap kur kam spitalin që ke ndërtuar ti SHTET.
Dhe ku, sot, në këtë qytet të vogël, ku ti SHTET i ke ndërtuar një spital me urgjencë dhe kushte optimale per shërbim ndaj popullit, me dy pacientë jashtë, vetem dy dhe shumë parazitë aty brenda(nuk përfshij znj.që meritojnë respekt).Turp, turp, turp!
Tani dy fjalë për gjithë “miqtë e mi virtualistë”me parti e pushtet që koshienca ua drejton gishtin drejt obsionit “like”, por partia ua ben veshët opingë po e bëtë. O largoni sojin e “TIREVE” dhe jepini njerëzve shërbimin që meritojnë, ose boll ngrohët vezë se nuk nxirrni dot zogj. Nuk ka lumë e det t’ju lajë aq pis jeni bërë.Ka plot që e tundin dheun vetëm me një fjalë. Po, po me një fjalë. Dhe le të thotë pastaj infermierja e pa fe “s’ke c’më bën, ankohu ku të duash”
E meqë e fillova edhe po e mbyll me c’thotë populli në kësi rastesh kur kupa e durimit nuk mban më…..”Ju zëntë sëmundja e ligë!”. E thotë populli se unë thashë e ç’nuk thashë sot.
#FatiYnëShpresëEmarrëzi#
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!