“Nuk po kërkojmë licencë për të qenë evropianë”/ Rama batuta në Forumin e Bled: Ne mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, gjermanët nuk e bëjnë këtë! Është për të ardhur keq që…

Kryeministri Edi Rama i vendosur ka deklaruar se Bellkani Perëndimor është Evropë. Nga forumi stretegjik i Bled në Slloveni, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk po kërkojnë licensë për të qenë evropianë.

Advertisements

Sipas tij është qesharake që të diskutohet për të ardhmen e Evropës dhe të mos ftohen vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Së pari më lejoni të përpiqem që t’ju jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, sepse në Ballkani ka diçka që duhet ta ruajmë fortë, që ne mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka pjesëtarët e BE nuk mund ta bëjmë, po e kam fjalën për gjermanët.

Advertisements

Dikush takoi një europtimist, europesuimist. E pyeti eurooptimistin cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin. Ai tha, Turqia, o të hyjë në BE ose nën presidencën e Maqedonisë ose të Shqipërisë, europesimisti sërish u pyet dhe tha, të dyja ato do të hyjnë në BE kur ta ketë presidencën Turqia.

Kështu që e kemi gjetur mënyrën për tu përballur me këtë mishërim të Samuel Beckett përmes. BE është Samuel Beckett ynë, ne po presim Godonë.

E bukura e kësaj është se Beckett mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave të ndryshme e kombëcve të ndryshme, së fundi është Bullgaria.

Ne jemi këtu për të luftuar. Pse për të luftuar? Ne nuk po kërkojmë licensë për të qenë evropianë. Ne jemi evropianë. Çfarë do të mendojnë njerëzit në BE ne jemi evropianë. Jam shumë mirënjohës Kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse më në fund në këtë diskutim për të ardhmen e Evropës në u ftuam. Është një takim anësor, por është dramatike dhe qesharak që të shohësh BE të angazhohet për diskutime për të ardhmen e Evropës dhe ne nuk ftohemi. Së paku për mirësjellje të ndryshojnë emër. Nëse është për të ardhmen e Evropës, ne jemi Evropë.

Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor.Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht nuk do t jetë mirë për ne, por do të jetë më keq për BE.

Po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues. Nëse do të çoheshin etërit themelues të ndiqnin, besoj se do të donin më mirë të ishin të vdekur se sa gjallë. Nuk kam provë, por do ktheheshin përmbys. Për çfarë po debatojmë? Si ai prifti në Kostandinopojë qe kur po shembeshin muret diskutonin për seksin e ëngjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik, kjo është e mira të jesh nga ballkanik në Europë, sepse nuk e humbasin humorin në tragjedi.”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPresidenti slloven: Kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Covid-19 ‘gjunjëzon’ Shqipërinë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit