Përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka “trazuar ujërat” në kampin blu, pasi shumë deputetë kanë qenë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha.
Advertisements
Pas mbledhjes së zhvilluar në mesditë, Basha ka mbledhur sërish Grupin Parlamentar në selinë blu, disa minuta para fillimit të seancës plenare të orës 17:00.
Në mbledhjen e mëhershme mësohet se Basha ka kërkuar nga deputetët demokratë që të votojnë kundër zgjedhjes në krye të parlamentit të Lindita Nikollës, e cila është propozuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.
Advertisements
“Nuk dua të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Ruçit,” mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!