Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka “detyruar” Sali Berishën që të mos ulet më në karrigen që mbante prej kohësh, por të zhvendoset në karriget rreshtat e fundit të Kuvendit.
Advertisements
Por edhe pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar, ish-kryeministri ka ende disa nga njerëzit e tij besnikë në PD, që e shoqërojnë gjatë gjithë kohës.
Njëri prej tyre është FLamur Noka, i cili është parë të qëndrojë gjatë gjithë kohës me Berishën, madje edhe në momentet që opozita braktisi Kuvendin, ai vazhdoi bisedën me liderin historik të demokratëve.
Advertisements
Kujtojmë se pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, të shumtë kanë qenë deputetët e PD-së që i kanë dalë kundër kryedemokratit Basha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!