Këngëtarja e njohur Nora Istrefi njihet tanimë për pamjen e saj gjithmonë shumë të kuruar dhe apsolutisht përherë seksi. Artistja jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në ato televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.
Advertisements
Së fundmi, bukuroshja teksa ndodhet jashtë vendit ka postuar disa foto të saja në rrjetin social Instagram, ku thjesht ka mahnitur me linjat e saj trupore teksa ishte veshur me një pulovër shumë të hapur tek pjesa përpara dhe një palë xhinse të shkurtra. Mami Nora nuk zhgënjen kurrë!
Advertisements
Detaji i fundit që është vënë re është se pulovra që Nora ka veshur, është identike me atë që së fundmi ka veshur e ka postuar në rrjetin e saj social Instagram edhe blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni. E kush nuk frymëzohet nga Chiara, që mos të frymëzohet Nora?! Të dyja bukuroshet sapo na sollën trend-in më të ri të pulovrës. Jo çdokush ka guximin ta veshë, por nëse e bëni bravo ju qoftë!
Rikujtojmë, se së fundmi Nora dhe ish-partneri i saj, Robert Berisha janë përfolur shumë në mediat sociale. Dyshja e njohur kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre. Pas përfundimit të marrëdhënies ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee.
Së fundmi, Nora dhe Roberti u kapën mat nga paparacët në Aeroportin e Prishtinës dhe kjo gjë e ka bërë dyshen të jenë në qendër të portaleve për një rikthim të mundshëm mes tyre. Megjithatë, Nora reagoi me anë të një Instastory duke i mohuar këto spekulime.
Sa i përket sipërmarrëses së famshme, Chiara Ferragni, bukuroshja së fundmi ka postuar disa foto ku shfaqet me të brendshme transparente. Por në fakt, kjo foto ka bërë që disa prej tyre ta kritikojnë dhe të komentojnë negativisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!