Suedia është vendi i radhës i Bashkimit Europian që ka vënë në zbatim rekomandimin e Komisionit për të ashpërsuar lëvizjen për shtetasit shqiptarë, për shkak të Covid.
Advertisements
Qeveria suedeze ka marrë vendimin që duke filluar nga dita e hënë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet të hyjë në vend, përveç atyre që kanë arsye të forta, që janë kryesisht shëndetësore, ose bashkimi familjar.
Veç Shqipërisë, në këtë listë është përfshirë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia.
Advertisements
Komisioni Europian rekomandoi ashpërsimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë me Shqipërinë, duke e kërkuar certifikatën e sigurisë për shtetasit shqiptarë. Certifikata e lëshuar nga autoritetet shqiptare njihet nga BE. Veç të vaksinuarve me Pfizer dhe vaksina të tjera të autorizuara nga EMA, disa vende, si Holanda, Hungaria, apo Greqia njohin edhe ato të vaksinës kineze, CoronaVac.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!