Sot ndjekësit e Fjolla Morinës vunë re se ajo kishte mbyllur profilin e saj zyrtar në “Instagram”. Jo vetëm kaq, edhe bashkëshorti i saj Fisnik Syla, kishte fshirë të gjitha postimet në rrjetin social.
Advertisements
Menjëherë sapo u përhapën lajmet se këngëtarja e njohur mund t’i ketë dhënë fund martesës së saj me biznesmenin, ajo ka reaguar. Fjolla ka vendosur që të rikthehet në “Instagram”, e madje ka bërë edhe një postim.
Fjolla ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto me vajzën e saj, të cilës i uron një vit të ri shkollor të suksesshëm.
Advertisements
“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejt dijes. Jam shumë krenare me ty”, shkruan Morina bashkëngjitur me foton në fjalë.
Këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim në lidhje me Fisnikun, por vihet re se gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë. Kjo për shkak se edhe Fjolla ka fshirë të gjitha fotot me biznesmenin, duke lënë vetëm disa të saj dhe të vajzave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!