Ngjarja në Tiranë/ Policia jep detajet e plota, ja çfarë e shkaktoi shpërthimin që u dyshua për tritol (fotot)

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me shpërthimin e raportuar në një pallat pranë zonës së Alliasit në Tiranë. Në njoftimin e policisë thuhet se ka qenë një prej banorëve që ka telefonuar blutë, dhe pas verifikimeve të këtyre të fundit është evidentuar një kapsollë që ka shpërthyer në sheshpushimin e katit të dytë, nga e cila nuk ka pasur as dëme materiale.

Advertisements

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia e Tiranës, kapsolla është e shpër thyer, dhe po vijojnë verifikimet për rastin në fjalë.

Advertisements

Fillimisht raportimet flisnin për një shpërthim me tr itol, për shkak të zhurmës së madhe që kishin dëgjuar banorët e pallatit, por fatmirësisht nuk kemi të bëjmë në pamje të parë me një ngjarje me natyrë kr iminale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.

Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Zgjohet në kaos Tirana, shpërthim tritoli në katin e dytë të pallatit (pamje)
Artikulli tjetër“S’kishte sëmundje të tjera”/ 28-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë nga COVID, familjarët i japin lamtumirën