Ndryshon përsëri lëvizja e automjeteve në Tiranë, njoftimi i ARRSH: Ja rrugët që duhet të ndiqni!

Autoriteti Rrugor Shqiptar në faqen e saj zyrtare njofton se mëngjesin e kësaj të dielë do të hapet qarkullimi i automjeteve nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta.

Advertisements

Në njoftim thuhet se makinat që do të vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës do të devijojnë pas daljes nga galeria 5 duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2

Njoftimi i ARRSH

Advertisements

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është shqiptari që kandidon në zgjedhjet lokale në Itali, ja mesazhi për qytetarët italianë
Artikulli tjetërHabit moderatorja shqiptare kur flet për jetën e re në Afrikë: Mamit i pëlqen të kem një partner me ngjyrë