‘Ndihem një Tuna tjetër’, Tuna bën rrëfimin emocionues pas kthimit nga Siria

Tuna është kthyer nga Siria, ku udhëtoi si pjesë e organizimit të ‘Forchildrensmile’ për t’i ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar luftëra. Këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj përmes një postimi në rrjete sociale duke u shpreh se nga ajo që ka përjetuar atje dhe pa nga afër, e ka bërë që të ndryshojë.

Advertisements

Shkrimi i plotë i Tunës:

Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi? Shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime që na ngopin, mundësite e ndryshme… Abdurrahim, Abbude, Gazel, Semira, Ali, Sena…. vetëm disa nga fëmijet në jetimoren Tayyibe,stopi ynë i parë. Ishin fëmijet që njohëm storjet e të cilëve ishin secila më e trishtë se tjetra. Vizita jonë dy ditore u realizua si nisme e shoqatës joprofitare me bazë në Zvicërr ‘For Children Smile e themeluar në vitin 2019 për të mbështetur familjet dhe fëmijet në nevojë të prekur nga fatkeqësitë natyrore si dhe shkatërrimet nga njeriu.

Advertisements

Në krye të saj njoha 4 gra të mrekullueshme – 4 nëna, para së gjithash. Gra të fuqishme, sypatrembura që deri tani kishin vizituar disa herë Sirine dhe vende të tjera si Jemeni, Libia, Zvicrra, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gaza, Turqia, Bangladeshi etj. E tëra kjo me një vizion. Zonjat Emine, Xhemile, Pemba dhe Hasret, ishte kënaqësi t’i dëgjoj derisa flisnin me pasion për misionin e tyre dhe rezultatet e tij. Kisha ndjesi sikur po shikoj ndonjë serial me shumë sezone me shumë epizode në pritje të fundit të lumtur. Dhe fundi gjithmone ishte i lumtur. Derisa i shikoja aty në terren se me çfarë dashurie të sinqertë përkushtoheshin para banorëve vendas, e kuptoja arsyen e suksesit të tyre.

Ajkuna dhe bashkshorti i saj Agroni, miq të mi shumë të dashur, më ftuan t’i bashkangjitem iniciativës. Që në sekondën e parë pa asnjë mëdyshje iu thash “po”. Nuk ia përmenda askujt këtë ftesë dhe konfirmimin tim sepse ishte e pritshme të ma kontestonin. “Tani je nënë dhe s’mund të mendosh vetëm për veten” ishin komentet që aty këtu tentonin të më nxisin mëdyshje për të më vetëdijesuar se po nisem diku ku po vë jetën në rrezik, ku nuk kam asnjë garancë për sigurinë… po nisem në një zonë ku vazhdojne luftimet e ashpra dhe çdo moment është i paparashikueshëm dhe mund të bëhet fa tal.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbani çadrën me vete këtë javë, moti i paqëndrueshëm ja si parashikohet moti deri të premten
Artikulli tjetërSa qënka rritur, vajza e Alketës është bërë zonjushë(Foto)