“Xhandarmëria gati” – Beogradi provokon rëndë, MUP-i serb publikon video të ushtrisë e tankeve

Shteti serb po vazhdonë të nxisë dhe provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës.

Advertisements

Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda.

Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin.

Advertisements

“ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”

Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, mediat në Serbi raportuan se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do të na godasë sërish tërmeti si në vitin 2019? Përgjigjet sizmeologu i njohur shqiptar!
Artikulli tjetërLajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare, FIFA dënon Hungarinë!