Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë na pret pas ditës së hënë

Në jugun e Italisë gjegjësisht në Siçili kemi një ciklon të fuqishëm i cili po shkakton rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë atje. Trajektorja e ciklonit është nga jugu i Italisë në drejtim të Detit Jon dhe bregdetit të Greqisë ku priten stuhi të fuqishme shiu, ndërsa në jug të Shqipërisë priten reshje shiu, por jo të intensitetit të lartë ngase cikloni do të jetë larg në brigjet e Greqisë.

Advertisements

Ky ciklon është larg territoreve tona prandaj përpos jugut të Shqipërisë në viset tjera nuk priten reshje, përpos ndonjë rrebeshi sporadik të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Energjia kryesore e këtij ciklone pritet të jetë në Greqi ku pastaj pritet të dobësohet.

Pas këtij cikloni mbi rajonin tonë përforcohen masa të reja ajrore të thata anticiklonike nga e hëna, ndërsa reshje shiu mund të kemi në fund të javës tjetër./Meteoballkan

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo udhëtonte me motoçikletë, shqiptari në Greqi përplaset nga një automjet dhe humb jetën
Artikulli tjetërNjihuni tani! Ja njerëzit më dembelë që keni njohur në jetë, u përkasin këtyre shenjave