Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës-atë e kallëm të gjithë ne!

Nga Kim Mehmeti

Advertisements

Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë po aq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt.

Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën më të dashurit e vet, do vërejmë se pikëllimi i lind pyetjet që nuk ia shtrojmë vetes në kohën e duhur, si për shembull atë si u bëmë shoqëri ku thuajse për çdo ditë e djegin të sotmen tonë, ku për çdo ditë shtëpinë tonë që na e ka dhënë Zori e mbulojnë me plehra, si u bëmë shoqëri ku askush nuk përgjigjet për asgjë, si u bëmë tokë që nuk i do fëmijët e saj, e ku disa përfitojnë edhe nga ndërtimi i spitaleve edhe nga hapja e varrezave ku na groposin!?

Advertisements

Po pra, tr agjedia rrëqethëse që sot e jeton Tetova dhe të gjithë ne, mund edhe t’i lind përgjigjet që jemi shtirë se nuk i dimë, si për shembull atë se spitalin modular në Tetovë e kallëm të gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë, ne të cilët me dorën tonë ndërtuam shoqëri të papërgjegjshme, se ne edhe jetën edhe vdekjen e lamë në duart e atyre që kërkojnë zbardhjen e shpejt të kalendarit tonë t ragjik, duke u bërë se nuk e shohin sa e kanë nxirë fytyrën tonë kolektive.

Sot kur Maqedonia e jeton këtë dhembje rrëqethëse, mos kërkoni përgjegjësi nga askush tjetër përpos nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, e gjatë të cilave shumëkush përfitoi edhe nga vde kja edhe nga jeta jonë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin: Brenda spitalit në Tetovë vdiq dhe shoqja ime, bashkë me të ëmën
Artikulli tjetërFlasin dëshmitarët e tragjedisë në Tetovë: Një zjarr i tillë nuk mbahej mend prej 40 vitesh, nuk dhamë dot ndihmë!