Mjeku Erion Dasho akuza të forta ndaj qeverisë: Janë fshehur shifrat e vdekjeve nga Covid, 7-fish më të larta!

Mjeku i njohur, Erion Dasho ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe Komiteti të Ekspertëve të cilët sipas tij kanë fshehur gjithmonë shifrat reale të infektimeve dhe të vd ekjeve si pasojë e Covid-19.

Advertisements

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, mjeku ngre disa pikëpyetje por thekson se shifrat e vdekjeve në Shqipëri janë 7 herë më shumë nga sa raporton Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku gjithashtu nuk harron pa përmendur edhe studimin e fundit izraelit që tregon se mbrojtja natyrale e fituar pas kalimit të infeksionit është më efektive sesa vaksina ndaj variantit Delta.

Advertisements

Sipas Dashos, vetëm transparenca e plotë e qeverisë mbi të sëmurët dhe humbjet e jetës nga COVID-i është ndoshta shansi i fundit për t’i nxjerrë njerëzit të vaksinohen.

Reagimi i plotë i mjekut Erion Dasho:
Kur nisi vala e t me rrshme e COVID-it vjeshtë 2020-dimër 2021, u kuptua hapur ajo që dyshohej prej kohësh, që ministria dhe komiteti kishin manipuluar prej kohësh shifrat e COVID-it në vend.

Fillimisht statistikat e INSTAT-it nxorrën zbuluar numrin real të vdekjeve (disa fish në krahasim me numrin zyrtar), ndërsa informacione të brendshme nga QSUT provuan se gjysma e të vdekurve prej COVID-it në këtë institucion paraqiteshin si vdekje nga shkaqe banale.

Ky përafrim vazhdoi përgjatë gjithë pandemisë. Zyrtarisht, Shqipëria raporton 150 mijë të infektuar, ndërkohë që faktikisht ky numër vlerësohet në mbi 2 milion. Zyrtarisht raportohen 2,500 humbje jete, ndërkohë që vlerësimet kanë provuar mbi 15 mijë të tilla.
Mashtrimi dhe dizinformimi ka qënë dhe, fatkeqësisht, vazhdon të mbetet deviza e punës së qeverisë, ministrisë dhe komitetit.

Ç’po ndodh sot?
Në kundërshtim me parashikimet e zymta, Shqipëria ka shumë pak (për të mos thënë aspak) gjasa të përjetojë sërish situatën kataklizmike të dimrit të kaluar. Studimi i fundit izraelit tregoi se mbrojtja natyrore e fituar pas kalimit të infeksionit ofron mbrojtje të mirë edhe në raport me variantin delta.
Problemet janë dy:

》Për momentin kjo mbetet akoma hipotezë, pasi është gjetja e një studimi të vetëm. Që të kthehet në rekomandim, kjo hipotezë duhet të ballafaqohet me gjetjet e studimeve të tjera, testeve imunologjike, etj. Ndoshta, duhet të kalojnë javë ose muaj para se të shohim një rekomandim të tillë.
》Nuk dihet ende nëse imuniteti natyror krijohet tek personat që e kanë kaluar COVID-in pa simptoma ose me simptoma minimale. Studime të kaluara kanë raportuar se përgjigjja imunitare ndaj COVID-it është në përpjestim me gravitetin e simptomave.

Përfundimisht, mund të thuhet me siguri relativisht të lartë se COVID-i në Shqipëri nuk ka gjasa të rikrijojë tmerret e përjetuara gjatë dimrit të shkuar. Të paktën përsa kohë flasim për pesë variantet aktuale, nga ai bazë deri tek delta.

Por! Në nivel individual ai ende mund të godasë rëndë. 20 deri 30% e popullatës, e cila është ende e paimunizuar, ofron një terren të gatshëm ku varianti delta sot dhe variantet të tjerë që mund të shfaqen, rrezikojnë të shkaktojnë forma të rënda të sëmundjes ose edhe vdekje (sikundër edhe po ndodh aktualisht).
Në kushtet kur qeveria, ministria dhe komiteti nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe i kanë lënë shqiptarët të pambrojtur në raport me sëmundjen, mundësia e vetme që qytetarët kanë është vaksinimi me një prej vaksinave cilësore, Pfizer ose Astra Zeneca.

Për të nxitur një program vaksinimi që është bllokuar prej muajsh për shkak të ofertës skandaloze që përfshinte vetëm CoronaVac-un e pabesueshëm kinez, informacioni dhe transparenca është element kyç.
Ministria dhe komiteti duhet të heqin dorë sa më parë nga deklarata e thatë ditore e cila përsëritet prej 18 muajve si një pllakë gramafoni tashmë bajate!

Sot, duhet raportuar:
》Nga rreth 130 të shtruarit aktualë në spital, sa prej tyre janë të riinfektuar, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?
》Nga vdekjet ditore, sa prej të ndjerëve kanë qënë të shëruar më parë nga COVID-i, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?
Ky informacion do të bindë shqiptarët për rolin e vaksinave dhe do t’i nxitë ata të vaksinohen. Fakti që oferta e sotme nuk përfshin vetëm CoronaVac-un kinez, por edhe Pfizer-in dhe Astra Zeneca-n, është shumë pozitiv.

Ndërsa deri dje fshehja e informacionit bëhej për qëllime elektorale, për t’i provuar qytetarëve “sukseset” e Boratit dhe boratëve dhe kishte një ndikim indirekt mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve, sot fshehja e informacionit është kr i minale!

Transparenca e plotë mbi të sëmurët dhe humbjet e jetës nga COVID-i është ndoshta shansi i fundit për t’i nxitir njerëzit të vaksinohen!
Një shans që nuk duhet humbur kurrsesi…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDo të kemi dasmë së shpejti? Eni Koçi çudit me deklaratën
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Bie nga lartësia ku ishte duke punuar, humb jetën punëtori në Kavajë