Misteri i madh në SHBA, si u zhduk 22-vjeçarja gjatë udhëtimit me të dashurin, ai u kthye i vetëm por…(Ngjarja e plotë)

Lajmi i zhdukjes së 22-vjeçares, Gabrielle Petito prej dy muajsh tashmë është kthyer në një nga misteret e pazgjidhura të autoriteteve. Ajo dhe i dashuri i saj, Brian Laundrie në gusht të këtij viti zhvilluan një udhëtim së bashku, udhëtim i cili përfundoi më 1 shtator vetëm me kthimin e Brianit në shtëpi.

Advertisements

Zhdukja e 22-vjeçares që prej asaj dite është bërë subjekt i një kërkimi ndërkombëtar, teksa autoritetet e etiketuan të dashurin e saj si një person i cili ka gisht në zhdukjen e Petitos. Sipas hetuesve kontaktet e fundit që 22-vjeçarja kishte me familjarët ishin në fund të gushtit teksa ajo dhe Gabrielle po vizitonin Parkun Kombëtar “Grand Teton” të Wyoming. Gjatë gjithë udhëtimit çifti nuk qëndruan asnjë ditë pa postuar në rrjetet sociale pamje nga pushimet e tyre, postime të cilat papritur më pas u ndërprenë.

I dashuri, Brian Laundrie, u kthye në shtëpinë e tyre në Florida me furgonin e tij të bardhë Ford Transit më 1 shtator, 10 ditë para se familja e Petito të raportonte për zhdukjen e saj. 23-vjeçari gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me policinë dhe prandaj është futur në listën e një prej personave të dyshuar për zhdukjen e 22-vjeçares.

Advertisements

“Ne po i lutemi kujtdo, përfshirë Brian, që të ndajë informacione me ne për vendndodhjen e saj në javët e fundit. Mungesa e informacionit nga Brian po pengon këtë hetim. E vërteta do të dalë gjithsesi“, tha shefi i policisë së Portit të Veriut Todd Garrison në një deklaratë të mërkurën.

Më 15 gusht familja e Laundries e raprtoi atë në polici të zhdukur duke thënë se nuk e kishin parë djalin e tyre që prej ditës së martë.

Sipas mediave të huaja motra e 23-vjeçarit, Cassandra tha për ABC Neës se ajo e kishte mësuar atë që po ndodhte kryesisht nga lajmet.

Së fundmi policia ka publikuar disa pamje në të cilat shihet Gabby duke qarë dhe duke u ankuar për gjendjen e saj psikologjike tek oficerët. Ajo gjithashtu po i tregonte atyre se ajo dhe Brian grindeshin shpesh.

E gjithë kjo histori ka tërhequr një vëmendje të madhe dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e gjithë ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërthen Uzuni, sulmuesi shqiptar tund gjashtë herë rrjetën e kundërshtarit
Artikulli tjetërKosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy qeverive