Merren masa të reja për situatën e Covid, ja çfarë ndryshon

Ministri Arben Vitia ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.

Advertisements

Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë: – Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

Advertisements

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Ndërsa, deri më tani për dy javë shkollat dhe çerdhet kanë qenë të mbyllura, ndërsa gastronomisë i është lejuar të shfrytëzoj vetëm hapësirat e jashtme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk më ke shpëtuar ti”/ Kozaku nxjerr ‘blof’ Stresin: Mos merr lëvdata, ty të kanë sharë ata…
Artikulli tjetërHumb jetën 14-vjeçarja e vaksinuar pas 26 ditë në koma, nis hetimi për mjekët (foto)