Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme bisedën me Gramoz Ruçin dhe argumentin për largimin nga politika, që e njoftoi në 12 Qershor duke dorëzuar mandatin e deputetit.
Advertisements
“Gramozi më tha “unë këtu ndalem sepse jam 70-vjeç dhe është koha t’i kthej sa mundem borxhin familjes”. Ai bëri atë që s’e ka bërë asnjë në historinë e politikës shqiptare. U fut në garë se donte fitoren e mandatit të tretë të PS-së” tha ai.
Erion Braçe pak ditë më parë dorëzoi mandatin e zv/ kryeministrit, por a ka pasur një bisedë mes tij dhe Edi Ramës dhe cfarë është diskutuar?
Advertisements
“Kemi folur paraprakisht dhe me shumë, ka ardhur vetë tek unë dhe me shumë sinqeritet dhe modesti më ka thënë që “unë nuk jam barrë e askujt dhe jam në dispozicion si deputet pa as më të voglin problem dhe mos ke asnjë shqetësim” tha Rama te “Opinion”.
Enigmë ishte edhe largimi i Lefter Kokës pak ditë më parë duke dorëzuar mandatin. Por cila ishte arsyeja? “Ajo që ka shkruar” tha Rama, që vijoi më tej duke u shprehur se “Votat i ka marrë PS-ja dhe është një numër i caktuar vendesh nëse dikush dëshiron të kalojë stafetën, e kalon” tha ai./ db/Abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!