Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikmit të motit për javën që presim përpara mund të themi se ajo pritet relativisht e paqëndrueshme.
Advertisements
Përgjatë të gjitha ditëve duke nisur nga dita e nesërme dhe deri ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu, shkruan Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Advertisements
Sot, si dhe ditën e Enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!