Lajmi fundit/ Vuçiç nxjerr tanket në kufi me Kosovën, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë! Rama përgatit vizitën në…

Situata prej ditësh është e tensionuar midis Serbisë dhe Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për të vendosur reciproritet në lidhje me targat e makinave.

Advertisements

Prej ditës së djeshme po qarkullojnë në media disa foto ku shihen tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera që ishin nisur për në pikën kufitare të Jarinjës.

Për shkak të situatës së tensionuar në kufi, kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e djeshme thirri me urgjencë në mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ku siç u bë me dije u diskutua për koordinimin e mëtejshëm të veprimeve që do të ndërmerren në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.

Advertisements

Në mbledhje u vendos që të ruhet rendi dhe siguria publike në të gjithë territorin e Kosovës nga të gjitha institucionet.

“Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë. Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

E teksa ndodhemi në këtë “vorbull” të ngjarjeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojnë nesër Prishtinën. Kjo do jetë vizita e parë e Ramës në Kosovë pas marrjes së mandatit të tretë.

Mirëpo kjo situatë e krijuar a tregon për “Open Balkan” për të cillën po punohet prej kohësh?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTensionet në veri të Kosovës, Këshilli Europian ‘paralajmëron’ Kurtin dhe Vuçiçin!
Artikulli tjetërTërmeti i fuqishëm godet dy shtete përnjëherësh, deri tani raportohen 100 të plagosur