Lajmi fundit/ Situata e rëndë në Kosovë, shifra të frikshme vdekjesh dhe raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 vi ktima si pasojë e COVID-19.

Advertisements

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 920 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Eshtë bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisements

Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Njoftimi i Plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.

Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 24.484.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Tërmeti shkund Turqinë, ku ishte epiqendra
Artikulli tjetërE rëndë/ 20 vjeçari i futet në shtëpi të moshuarës dhe e dhunon derisa ajo ‘jep shpirt’