Lajmi fundit/ Shpallen gjashtë kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor (Emrat)

Janë shpallur sot gjashtë kandidatët zyrtarë për emërimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), dy nga Gjykata e Lartë dhe dy nga Gjykata e Apeleve, si dhe dy nga Gjykatat e Rretheve.

Advertisements

Përmes një njoftimi zyrtar, nga gjykata e Lartë janë zyrtarizuar Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi, nga Gjykata e Apeleve janë caktuar Vojsava Osmanaj nga Shkodra dhe Ridvan Hado nga apeli i Tiranës.

Ndërsa nga gjykatat e rretheve janë caktuar Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku nga Tirana.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:
-Asim Vokshi
-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

-Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
-Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk ka qetësi në PD, Basha mbledh sërish Grupin Parlamentar në selinë blu
Artikulli tjetërDje varrosi prindërit e tij arsimtarë, Covid-19 i merr sot jetën edhe mësuesit 51-vjeçar (emri)