Lajmi fundit/ Mbërrijnë 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Rinas

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Advertisements

Lajmi u konfirmua nga kryeminsitri Edi Rama, i cili u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Rama shkruan se deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1,982,130 vaksina anti-Covid.

Advertisements

“31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë.Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSali Berisha nuk lëkundet: Ditën e premte më keni në Parlament! Mbroj …
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, 7 shtator 2021