Ky është “pirati” i arrestuar për vdekjen e turistes që u rrëzua nga anija në Vlorë, ishte punësuar për…

Personi në foto është Aleksandër Golemaj, “pirati”, i cili u arrestua sot nga policia e Vlorës, pasi një 25-vjeçare u rrëzua nga një anije turistike.

Advertisements

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se 47-vjeçari ishte i punësuar në anije dhe bënte rolin e “piratit” për të argëtuar turistët.

Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”

Advertisements

Paraditen e sotme, policia tha se një vajzë e re, ende e paidentifikuar është rrëzuar nga anija dhe si pasojë ka humbur jetën.

Paraprakisht blutë e Vlorës raportuan se 25-vjeçarja ishte nën efektin e alkoolit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBabai i futbollistit të Kombëtares denoncon: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të fuqishëm! Ja statusi
Artikulli tjetërPër kë e ka mesazhin? Braçe poston foton “Kala Dibrançe”: E dinit lojë apo jo?