Kush është shqiptari që kandidon në zgjedhjet lokale në Itali, ja mesazhi për qytetarët italianë

Një shqiptar kandidon në zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali. Ai është 38-vjeçari Bledjan Beshiraj, i cili është larguar nga Shqipëria drejt Milanos në moshën 20-vjeçare.

Advertisements

Beshiraj ka studiuar në universitetin shtetëror aty dhe më pas është punësuar, si dhe tashmë është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Në mesazhin e tij si kandidat, drejtuar qytetarëve italianë, shqiptari Beshiraj shprehet se do të jetë zëri i banorëve të zonës në bashki ku do të ngrejë probleme dhe shqetësime të përditshme.

Advertisements

“Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme”, shkruan Bledjan Beshiraj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLeku letër, Luana Vjollca blen vilë luksoze në Kosovë (Foto)
Artikulli tjetërNdryshon përsëri lëvizja e automjeteve në Tiranë, njoftimi i ARRSH: Ja rrugët që duhet të ndiqni!