Ku ka fjetur mbrëmë Sali Berisha? Lëvizjet pasi Basha shkaktoi “tërmet” në PD(Video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, vetëm pak më shumë se një orë para se të nisë seanca e parë e Kuvendit, ku pritet të jetë prezent. Me maskë anti-Covid-19 në fytyrë, Berisha ka zbritur nga mjeti “Mercedez Benz” me ngjyrë të zezë.

Advertisements

Ku ta ketë kaluar natën e parë që u përjashtua nga grupi parlamentar Berisha? Me kë të jetë takuar? Nuk dihet nëse Berisha kishte dalë herët nga banesa, apo ishte larguar mbrëmë nga Tirana.

Ditën e sotme nis seanca e parë e legjislaturës së 10-të parlamentare dhe Berisha për herë të parë do të futet në Kuvend jo si deputet i PD-së.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

Video e publikuar nga Faxnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAktorja e njohur shtatzënë për herë të parë, foto me barkun e rrumbullakosur
Artikulli tjetërU qèllua nga ish-bashkëshorti teksa hante bukë, kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën në Fier (Foto)