LAJM I FUNDIT/ Në Jarinjë mbërrijnë forcat amerikane, kanadeze e polake të KFOR-it

Forca amerikane, kanadeze e polake të KFOR-it kanë mbërritur në pjesën veriore të Kosovës, gjegjësisht në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë.

Advertisements

Nuk dihet arsyeja e shkuarjes së tyre atje, por KFOR-i mund ta marrë përsipër situatën në pjesën veriore të vendit, ku serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet rreth targave me Serbinë.

Mediumi serb lokal, “KosovoOnline”, ka publikuar edhe fotografi ku shihen forcat e KFOR-it në afërsi të Jarinjës.

Advertisements

Në pjesën veriore, tash e tetë ditë po qëndrojnë forcat speciale të Policisë së Kosovës. Sipas kryeministrit Kurti, forcat speciale janë dislokuar në këtë pjesë të territorit të Kosovës për të ruajtur sigurinë e policisë kufitare, por edhe të të gjithë qytetarëve në atë pjesë të vendit.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, sot tha se nuk ka informacione se KFOR-i do të ndërhyjë në veri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMedia serbe pas takimit me Kurtin: Rama na sulmoi nga Prishtina
Artikulli tjetërIncident i pakëndshëm, qëllohet me vezë presidenti (VIDEO)