Kampioni i boksit preket në studio: Me dhanë 14 mijë lekë për titull, as për të blerë dorezat nuk mjaftuan (VIDEO)

Në muajin tetor të këtij viti, në Shkodër u organizua kampionati kombëtar i boksit. Vlonjati Klevis Çelaj, fitoi cmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg. Ai ka 8 vjet që merret me këtë sport, i cili për të është gjithçka.

Advertisements

Ai vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël për të siguruar kushtet minimale të jeteseës për familjen e tij.

Advertisements

Kushtet e vështira ekonomike, madje e kanë detyruar që të mos vazhdojë as shkollën e mesme. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në lokalet e qytetit të Vlorës që në moshën të vogël.

Ai thoteë se boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë pasi nuk ka mundësi të tjera.

Për të fituar titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë pasi atij i janë dashur muaj të tërë stërvitje intensive dhe një di etë strikte për rëniën nga pesha.

Mirëpo për këtë fitore, ai u shpërblye me vetëm 14 mijë lekë, të cilat në fund nuk i mjaftonin as për të blerë një palë doreza boksi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrag tragjedie në aeroport/ Çfarë i ndodhi avionit me rreth 250 persona në bord
Artikulli tjetërModelja shqiptare rrëfen momentin më të errët të jetës: “Po shkoja drejt vdekjes…”